Forumi i Dialogut Politik

17 tetor 2026

Qëndrimi i Forumit për protestën e studentëve

Prej 13 tetorit, mijëra studentë e të rinj protestojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera për kushtet në universitete, koston e studimit dhe të jetesës, mungesën e meritokracisë dhe korrupsionin. Këto kërkesa nuk janë të reja dhe nuk i përkasin asnjë partie: janë problemet e përditshme që Forumi i Dialogut Politik i përshkruan në platformën e tij “Për një Shqipëri normale”.

Forumi i mbështet këto kërkesa si të ligjshme. Një vend ku të rinjtë mund të ndërtojnë një jetë dinjitoze pa i patur sytë nga emigracioni është pikërisht ajo që ne e quajmë një Shqipëri normale.

Dënojmë dhunën dhe dëmtimin e pronës publike e private, nga kushdo qoftë. Dhuna i dëmton para së gjithash vetë studentët dhe kauzën e tyre. Po aq, kërkojmë që policia të veprojë në mënyrë proporcionale dhe që çdo rast i përdorimit të tepruar të forcës, përfshirë atë të 19-vjeçarit të plagosur, të hetohet në mënyrë të pavarur dhe transparente.

Përgjigja e qeverisë nuk mund të jetë vetëm rendi publik apo akuza për “duar të huaja”. Studentët meritojnë përgjigje konkrete: autonomi të plotë të universiteteve publike, auditim të pavarur të financave të tyre, mbështetje financiare për studentët që nuk e përballojnë dot koston e studimit dhe të jetesës, dhe fund të ndërhyrjes politike në arsim.

Forumi fton studentët të vazhdojnë ta ngrenë zërin në mënyrë paqësore dhe fton të gjitha forcat opozitare, përfaqësuesit e protestës dhe shoqërinë civile në një dialog të hapur për ndryshimin që i duhet Shqipërisë. Qeveria ndryshon me votë, dhe që vota të ketë kuptim, rregullat duhet të jenë të barabarta për të gjithë.

Forumi i Dialogut Politik

Shifrat

Të shoqëruar sipas ditës

13 tetor: 16; 14 tetor: 35; 15 tetor: 160; 16 tetor: Pa shifër zyrtare; 17 tetor: Pa shifër zyrtare

Qytete me protesta sipas ditës

Kronologjia

  1. 13 tetor 2026 · E martë

    Protesta kombëtare te Ministria e Arsimit

    16të arrestuar

  2. 14 tetor 2026 · E mërkurë

    Bojkot mësimi, marshim nga universitetet

    35të shoqëruar

  3. 15 tetor 2026 · E enjte

    Protesta shtrihet në pesë qytete

    160të shoqëruar në mbrëmje

  4. 16 tetor 2026 · E premte

    Dita e katërt: “duar të huaja”

    4qytete në protestë

  5. 17 tetor 2026 · E shtunë

    Dita e pestë: një marshim i ri

    2qytete në protestë