Protesta e studentëve · Tiranë
Pesë ditë që tronditën kryeqytetin
Nga 13 deri më 17 tetor, studentët dhe të rinjtë dolën në rrugë për kushtet në universitete, koston e jetesës dhe korrupsionin. Kjo është java, ditë pas dite, me burimet.
Qëndrimi i Forumit
Draft, në pritje të miratimit nga Forumi
Kërkesat e studentëve janë të ligjshme. Dënojmë dhunën nga kushdo qoftë dhe kërkojmë përgjigje proporcionale nga policia, hetim të pavarur për çdo rast force të tepruar dhe reforma konkrete në arsim.
Lexo deklaratën e plotë| Studentët kërkojnë | Forumi propozon |
|---|---|
| Kushte më të mira në universitete | Autonomi e plotë e universiteteve publike dhe auditim financiar nga institucione të pavarura nga qeveria |
| Kosto më e ulët studimi | “Paraja ndjek nxënësin” dhe mbështetje financiare për studentët e shkëlqyer që nuk e përballojnë dot koston |
| Punë dhe perspektivë pas diplomimit | Një ekonomi që prodhon e eksporton, pa monopole, që të rinjtë të mos kenë sytë nga emigracioni |
| Meritokraci | Ndalim absolut i përdorimit të mësuesve në fushata politike; zyrtarët që punësojnë në shkelje të ligjit shkarkohen |
| Llogaridhënie dhe fund i korrupsionit | Interpelancë mujore e kryeministrit dhe komisione hetimore pa miratimin e shumicës |
| Ndryshim politik | Një front i përbashkët opozitar me përfaqësues të protestës dhe zgjedhje të parakohshme nën një qeveri kujdestare |